Rusi: Grabitet Tanku dhe Përplaset në Dyqan

Një person i dehur është arrestuar dje, pasi e ka vjedhur një makinë të blinduar dhe është përplasur në një vetëshërbim në pjesën veriperëndimore të Rusisë, ka njoftuar policia.

Pas përplasjes, ky person doli nga makina nëpërmjet një hapjeje dhe ka ecur nëpër korridoret e vetëshërbimit, para se të arrestohej nga policia.

Pas arrestimit, zyrtarë policorë thanë se ai ishte i dehur.

Në mediat sociale është publikar një fotografi ku shihet makina e mbuluar me borë e përplasur në dritaret e qelqta në hyrje të vetëshërbimit.