Foto Ilustrim

Rrokulliset Vetura Afër Llukarit

Një veturë është rrokullisur në afërsi të fshatit Llukar të Prishtinës.

Në foton e dërguar nga një qytetar në KALLXO.com, shihet një veturë e rrokullisur në mes të rrugës.

Përveç dëmeve që ka pësuar vetura nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Ndërkohë, Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e shkaqeve të aksidentit.