Rrokulliset një Veturë

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet një veturë e rrokullisur.

Sipas qytetarit fotot janë bërë pak pas orës 14:00.

Nga ajo që shihet në fotografi, në vendin e ngjarjes është një veturë e Policisë.

Po ashtu, fotografitë tregojnë për një kolonë të gjatë automjetesh të krijuar si pasojë e këtij aksidenti.

Sot, Policia e Kosovës u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar për të shmangur aksidentet dhe fatkeqësitë e ndryshme.

Po ashtu, Policia njoftoi për tolerancë zero ndaj të gjithë kundërvajtësve në trafik.