Rritja e Vështirë e Pulave dhe Deleve në Fermat pa Rrymë

Disa fermerëve në fshatin Rakaj të Kaçanikut mungesa e rrymës po ua vështirëson mbajtjen e bizneseve.

Fermerët e fshatit Rakaj të Kaçanikut janë obliguar t’i ndezin gjeneratorët  pasi KEDS-i  nuk i ka lidhur në rrjetin e energjisë.

NDËRLIDHUR

Në mungesë të energjisë humbjet për fermerët të cilët rrisin pula dhe dele shkojnë deri në 300 euro në ditë.

Fatmir Hasani tregon se si ferma e tij ka funksionuar deri më tani.

“E kam marrë energjinë nga kojshitë sa për drita, ndërsa për makineritë, për makinerinë e qethjes dhe të mjeljes i kemi përdorë gjeneratorët”, tregon Hasani.

Mungesa  energjisë elektrike po i shkakton Fatmir Hasanit telashe për t’i furnizuar me ujë 3 mijë krerë dele.

Këtë humbje ai e ka nga muaji nëntor e deri në fund të muajit maj, kur së bashku me delet zhvendoset në stan.

Të njëjtin probleme të mungesës së rrymës e ka edhe Gëzim Demiri, pronar i fermës “Proct Farm”.

Demiri në fshatin Rakaj ka 18 mijë pula. Atij që një muaj punon me gjenerator që ta mbajë biznesin e tij.

“Dëmet materiale shkojnë mbi 1 mijë euro në baza ditore, t’i po i sheh këto janë thatë me vezë, e është dashtë me qenë krejt të mbushura. Këto tash janë në javën e 25-të dhe është dashtë me kanë mbi 90 për qind vojtja e tyre dhe t’i po e sheh që aspak, as 20 për qind nuk ka… dëmet e përgjithshme brenda muajit mujnë me shku deri në 30 mijë euro”, tha Demiri.

Demiri dhe Hasani thonë se janë të gatshëm që edhe vetë të paguajnë të gjitha shpenzimet e rrjetit të energjisë, për të shmangur humbje të mëtutjeshme.

Në këtë lokacion është shtrirë rrjeti i energjisë elektrike, shtyllat dhe kapakët e orëve, por orët e rrymës nuk janë vendosur dhe kabllot nuk janë lidhur ende me fermat.

Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it, thotë se problemi qëndron te mungesa e trafos, pasi lidhja eventuale në trafon e fshatit do t’u shkaktojë telashe gjithë banorëve përreth.

“Në këtë zonë nëse ferma lidhet me linjën më të afërt të fshatit atëherë ka probleme të mëdha teknike për konsumatorët e amvisërisë për shkak të fermës (si rënie të tensionit, ndërprerje”, tha Buzhala.

Në shkurt KALLXO.com shkroi edhe për problemet me rrymë të fabrikës së ujit “Kika” në Bujnovc të Kamenicës që kanë vështirësuar prodhimin e saj.

Fabrika Humb dhe Gati Ndal Prodhimin për Problemet me Rrymë

Po në shkurt KALLXO.com shkroi edhe për një dyqan tregtar në Gurrakoc të istogut, pronari i të cilt u ankua për reduktime të gjata të rrymës.

http://kallxo.com/ndalja-e-rrymes-pengon-biznesin-e-nisur-ne-korrik/

11 Mars 2017 - 10:45

Kaltrina Rexhepi 11/03/2017 - 10:45
NDËRVEPRIMI0

Rritja e Vështirë e Pulave dhe Deleve në Fermat pa Rrymë

by Kaltrina Rexhepi
NA NDIQNI

Send this to a friend