Një grua proteston në Iran. Foto: AFP via REL

Rritet Numri i të Vdekurve në Iran, Protesta Kundër Qeverisë

Zyrtarët iranianë pritet të takohen gjatë ditës së sotme, pas numrit të rritje të viktimave në protestat kundër qeverisë në Iran.

Këto ngjarje janë sfida më e madhe për autoritetet iraniane prej protestave të dhunshme që paten qëllim kundërshtimin e mandatit të dytë presidencial të Mahmud Ahmadinejad më 2009.

Televizioni shtetëror iranian ka raportuar sot, se të paktën 10 persona janë vrarë gjatë natës së kaluar, pas revoltimeve të cilat kanë nisur si shkak i rritjes së çmimit për produkte ushqimore.

Protestat kanë hyrë në ditën e pestë në Teheran dhe qytete të tjera.

Autoritetet kanë tentuar të ndalin rritjen e revoltës, e cila është shënuar me numër të madh të iranianëve që kanë brohoritur dhe kanë ngritur slogane kundër qeverisë dhe liderit suprem, Ayatollah Khamenei.

Transmetuesi nuk ka dhënë detaje shtesë për viktimat, mirëpo ka thënë se disa protestues të armatosur kanë tentuar të kontrollojnë disa stacione policore dhe baza ushtarake me ç’rast kane hasur në rezistenë të forcave të sigurisë.

Agjencia iraniane, ILNA, e ka cituar një anëtar qeveritar, Hedayat Allah Khademi, e cili është thënë se ka konfirmuar sot se dy persona janë qëlluar për vdekje gjatë protestave të natës së kaluar.

Deri më tash qindra persona janë arrestuar.

Aksionet në rrugët e Teheranit dhe qyete të tjera duke përfshirë, Sanandaj, Mashhad, Ilam, Khoramdareh, dhe Kermanshah, kanë nisur fillimisht për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, mirëpo protestuesit kanë përmendur edhe shqetësimet tyre rreth supozimeve për korrupsion dhe transparencë qeveritare.

Presidenti Hassan Rohani, ka thënë më 31 dhjetor se qytetarët janë “absolutisht të lirë”, për të kritikuar dhe protestuar kundër qeverisë, mirëpo ka paralajmëruar që të mos ketë dhunë.

Presidenti pritet të takohet sot me kabientin e tij qeveritar.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vazhduar të përkrahë protestuesit, duke akuzuar autoritetet për shkelje të të drejtave të atyre që kanë protestuar në rrugë.

Zyrtarët kanë thënë më 31 dhjetor se rreth 200 protestues në Teheran janë arrestuar gjatë një ditë më parë.

Ndërkohë autoritetet iraniane kanë bllokuar qasjen në llogari të rrjeteve sociale.

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar arrestimin e protestuesve.

Përmes një postimi në Twitter, presidenti Trump ka thënë se “SHBA është duke shikuar me vëmendje shkeljen e të drejtave të njeriut”.

Rohani në anën tjetër e ka kritikuar Trumpin duke thënë se “ai ka harruar që ka cilësuar popullin iranian, si terroristë muaj më parë”.

Ministri i Brendshëm, Abdolreza Rahmani-Fazli, ka paralajmëruar më 31 dhjetor, se ata që krijojnë përçarje “janë përgjegjës për veprat e tyre dhe duhet ta paguajnë çmimin”.