Foto: Ilustrim

Rrihet nga Ish-Bashkëshorti dhe Djali

Policia ka njoftuar se viktima femër është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti dhe djali i saj.

Ngjarja, sipas raportit të përditshëm policor, ka ndodhur dje rreth orës 06:50 në Vushtrri.

Dy të dyshuarit gjenden në arrati ndërsa njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Ky rast nga Policia po trajtohet si lëndim i rëndë trupor.

KALLXO.com raportoi sot për një rast tjetër të dhunës në familje, që ka ndodhur në Gjilan.

Policia ka arrestuar personin e dyshuar, i cili pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

http://kallxo.com/arrestohet-i-dyshuari-rrahu-bashkeshorten-dhe-vajzen/