Prezantimi i raportit të Rrjetit të Grave | Foto: KALLXO.com

RrGK, Publikon Raportin 'Nga Fjalët në Vepra'

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) do të publikoj sot raportin e ri hulumtues: `Nga Fjalët në Vepra? Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë`.

Raporti përfundimtar bazohet në gjetjet nga monitorimi i rasteve, intervistat me 84 përfaqësues të institucioneve relevante dhe një rishikim të të dhënave sasiore.

Gjatë lansimit së këtij publikimi, RrGK do të prezantoj gjetjet dhe rekomandimet kryesore, si dhe do të krijojë një hapësirë për t’i diskutuar ato me institucionet kyçe përgjegjëse për zbatimin e kuadrit ligjor përkatës.

Kjo iniciativë është bërë e mundur nëpërmjet mbështetjes bujare të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA).