Ilustrim

Rrëzohet një Helikopter 'Apache', Vdesin Dy Ushtarë Amerikanë

Ushtria amerikane tha se dy ushtarë nga Kolorado vdiqën kur helikopteri i tyre u rrëzua në shkretëtirën e Kalifornisë Jugore gjatë një fluturimi stërvitor.

Gazeta “San Bernardino San” shkruan se helikopteri AH-64 Apache u rrëzua në Qendrën Kombëtare të Trajnimit Fort Irvine.

Gjeneral Major Randy George deklaroi se ushtarët e vdekur ishin anëtarë të Divizionit të Katërt të Këmbësorisë. /21Media