Harta e Francës, Foto: 21Media

Rrëzohen Dy Helikopterë, së Paku Pesë të Vdekur

Dy helikopterë të ushtrisë janë rrëzuar në jug të Francës, ku të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur, raportojnë mediat franceze.

Përplasja ndodhi në liqenin Carcès, transmeton rtv21.tv. Ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes, në rajonin Var, duke kërkuar një person të gjashtë që ishte në bordin e një helikopteri.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka shkaktuar rrëzimin e helikopterëve. Të dy helikopterët i përkisnin një shkolle ushtarake fluturuese të quajtur “Ealat”, thanë zyrtarët e Var.

Ajo trajnon pilotë për ushtrinë dhe kryen shërbime të tjera ushtarake./21Media