Ilustrim

Rreth 100 migrantë ikën nga kampi i trafikimit në Libi

Më shumë se 100 migrantë afrikanë kanë ikur nga një kamp i Libisë, ku po mbaheshin peng dhe po torturoheshin, raportuan mediat ndërkombëtare.

Migrantët nga Etiopia, Somalia, ikën në një xhami të qytetit ku u morën nga banorët dhe autoritetet locale.

Spitali rajonal në Bani Walid tha se 20 nga viktimat po trajtohen për plagë dhe torturë.

Sipas Doktorëve pa Kufij, 15 migrantë u vranë dhe 25 u plagosën gjatë ikjes.

Disa nga viktimat, njoftuan se ishin mbajtur peng për më shumë se 3 vjet. Mjekët deklaruan se pengjet që janë në spital kanë plagë të mëdha me armë zjarri./rel/