Rrëshqitja e dheut | Foto: KALLXO.com

Rrëshqitje Dheu në Rrugën Prishtinë-Pejë

Një rrëshqitje e dheut ka ndodhur në Rrugën Prishtinë-Pejë.

Në fotot e ardhura në KALLXO.com nga një qytetar, shihet dheu që ka zënë një pjesë të rrugës, ndërsa makinat qarkullojnë në njërën nga korsitë.

Në Kosovë para disa ditësh pas reshjeve të shiut dhe shkrirjes së shpejtë të borës ka pasur edhe fryrje të lumenjve dhe vërshime.

KALLXO.com ka shkruar edhe për rrëshqitja tjera të dheut.