Rrëshqitje Dheu në Rrugën B

Një banore e lagjes “Mati 1” ka thirrur në redaksinë e KALLXO.com për të shprehur shqetësimin e saj nga ajo që po shihte nga banesa e saj.

Zonja në fjalë ka treguar se nga uji i madh i grumbulluar në Rrugën B po shembej dheu në vendin ku po punonin ekskavatorë të një kompanie ndërtimore.

Sipas fotografive të dërguara në adresën e KALLXO.com nga kjo banore shihet se si uji përfundon në pjesën e poshtme të rrugës, nën teneqet prapa të cilave punonin ekskavatorët.

Po ashtu, në foto shihet se si dikush ka vendosur shirita paralajmërues afër vendit ku nga shembja e dheut është hapur një gropë e madhe.

Ekipi i KALLXO.com ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Aty ka takuar Rexhep Birinxhikun, banor i një prej objekteve që janë afër vendit ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e objekteve të reja banesore.

Ky banor tha se ai dhe familja e tij janë të shqetësuar nga rrëshqitja e dheut që po ndodhë në vendin ku po përgatitet terreni për ndërtimin e objekteve të reja banesore e që sipas tij është shumë afër me objektin në të cilin banon ai.

Këtë shqetësim tha se do të shkojë nesër t’ia shprehë Komunës së Prishtinës, konkretisht Inspektoratit.

Ndërtimet e objekteve banesore në këtë zonë dhe në lagje të tjera të kryeqytetit ishte temë e debatit në emisionin “Jeta në Kosovë“.

Emisionin të plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: