Muri i rrënuar nga ndërtimet e egra në Prizren. Foto: Facebook

Rrënohet Muri i Mbrojtur i Trashëgimisë Shkaku i Ndërtimeve të Egra

Trashëgimia kulturore e historike në Prizren është në rrezik dita ditës për shkak të ndërtimeve që po ndodhin anekënd zonave të mbrojtura dhe i fundit që ka pësuar nga këto ndërtime është një mur i një objekti të mbrojtur nga shteti.

NDËRLIDHUR

Policia e Kosovës konfirmoi se të hënën rreth orës 16:05 e ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Hysen Rexhepi” është rrënuar muri i objektit të “Kryqit Të Kuq” i cili është nën mbrojtje si monument i trashëgimisë kulturore.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues policorë dhe krim teknikët të cilët kanë kryer procedurat hetimore në prezencë të zyrtarëve komunalë kompetentë.

“Deri te rrëzimi i murit dyshohet të ketë ardhur pasi që një i dyshuar, gjatë punës me ekskavator, duke hapur një bodrum, nuk ka ndërmarrë masat e duhura për mbrojtjen e murit. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar nën masën e arrestit policor”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Rrezikimi i trashëgimisë kulturore në Prizren ka qenë temë e debatit ndërmjet kandidatëve për kryetar të komunës së Prizrenit në zgjedhjet e 22 tetorit në Debat Pernime.

17 Tetor 2017 - 13:41

Përparim Isufi 17/10/2017 - 13:41
NDËRVEPRIMI0