Rrenat e Kryetarëve të Komunave për Emërimin e Grave Drejtoresha

Disa muaj pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, kryetarët tashmë të zgjedhur të komunave të Kosovës gati kanë përfunduar kompletimin e kabinetit duke emëruar drejtorë në dikastere të ndryshme komunale.

Megjithatë, edhe në këto zgjedhje barazia gjinore në udhëheqje që parashihet edhe me ligj nuk është respektuar nga shumica e këtyre udhëheqësve.

Në debatet komunale të ‘Jeta në Kosovë’, kandidatët për kryetarë të Komunave të Kosovës ishin gojë plotë dhe ‘dorëshlirë’ në premtimet e tyre për emërimin e grave në poste drejtuese.

Mirëpo, me të marrë pozitën e kryetarëve, shumë prej këtyre burrave nuk mbajtën premtimin e tyre publik lidhur me besimin e udhëheqjes së drejtorive të komunave nga gratë.

Që nga fundi i muajit dhjetor dhe deri në fund të janarit KRYPOMETRI, një verifikues faktesh i certifikuar faktesh i njohur ndërkombëtarisht, ka detektuar gënjeshtrat e bëra nga këta udhëheqës komunalë.

Deri më tani, KRYPOMETRI i ka gjetur 8 rrena nga kryetarët e komunave dhe vetëm një mbajtës të fjalës.

Në këtë emision Rozafa Ukimeraj, sekretarja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal tregoi për shifrat e respektimit  të barazisë gjinore në komuna.

“Ka një trend pozitiv, ka disa ndryshime jo në një trend shumë të lartë sa i përket edhe përfaqësimit të grave në Kuvendet e Komunave, niveli i përfaqësimit ishte 33 për qind ndërkohë që në vitin 2017 ka një rritje prej 2 përqind”, tha Ukimeraj.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, përveq listimi të Kryetarëve e Komunave që gënjyen lidhur me emërimin e grave drejtoresha si dhe transmetuan gënjeshtrat kryesore të vitit 2017 të cilat u matën nga KRYPOMETRI.

Ndërkaq në segmentin e parë të këtij emisioni është transmetuar një përmbledhje diskutimesh për ndotjen e ajrit dhe përdorimit të qymyrit në Kosovë.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: