Rrëmbyen Një Person në Gjilan, Dy të Arrestuar

Dy persona janë arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se kanë rrëmbyer një person për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme.

Në raportin e policisë thuhet se në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme kishin futur me dhunë në veturën e tyre një person shqiptar, shtetas i Serbisë.

Sipas raportit të policisë viktima ka hapur derën e veturës dhe ka kërcyer nga vetura. Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.