Rregullimi i pusetave | Foto e ardhur në KALLXO.com

Rregullohen Pusetat në Gjilan pas Interesimit të KALLXO.com

KALLXO.com ka ndikuar në funksionalizimin e pusetave në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan, pasi ato ishin bllokuar dhe pengonin punën e lokaleve përreth nga kundërmimi që vinte prej tyre.

Për këtë problem në KALLXO.com ishin ankuar pronarët e lokaleve në këtë rrugë, duke treguar se bllokimi i pusetave sidomos kur bie shi po ua bën të pamundur punën e përditshme.

Disa ditë pas interesimit të KALLXO.com sipas banorëve të rr. “Zija Shemsiu” pusetat janë zhbllokuar nga një ekip që ka dalë në terren.

Komuna e Gjilanit pasi pusetat janë funksionalizuar i ka sugjeruar KALLXO.com se për ta marrë vesh se kush ka ndërhyrë në puseta duhet t’i drejtohet kompanisë “Hidromorava”.

“Për mirëmbajtjen e rrjeteve te kanalizimeve është përgjegjëse Kompania ‘Hidromorava’, prandaj ju lutemi të ju drejtoheni atyre me këtë pyetje”, thuhet në përgjigjen e Komunës.

Ndërhyrjen në puseta e bëri kompania përgjegjëse për funksionalizimin  e tyre.

“Ne si zyrë e kemi pranuar një ankesë sot rreth orës 11:00 dhe kemi dërguar ekipin tonë për intervenim”, thuhet në një përgjigje të Zyrës për Media të kompanisë “Hidromorava”.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera kur ankesat e qytetarëve të dërguara në këtë platformë gjetën zgjidhje.

http://kallxo.com/kendit-te-femijeve-kthehet-siguria/

http://kallxo.com/rruga-te-rrethi-kthehet-ne-normalitet/