Rrëfimi Special i Prokurorit Ali Rexha

Të premten nga ora 22:30 në RTK, emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmeton intervistën me Prokurorin Special. Ali Rexha.

Në bisedën për “Drejtësia në Kosovë”, Rexha ka folur për hetimet e mbyllura ndaj djalit të kryeministrit Isa Mustafa e po ashtu për konfliktet dhe tensionet brenda prokurorisë.

Ai ka folur për miqësinë me kryeprokurorin Aleksandër Lumezi duke përmendur favore të cilat i ka kryer këtij të fundit.

Rexha flet edhe për hetimet ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Prokurori Special ka folur edhe për trajnimet në prokurorinë e shtetit duke treguar se një prokurore kishte ndjekur një trajnim gjatë kohës kur e kishte këmbën e thyer.

“Drejtësia në Kosovë” çdo të premte nga ora 22:30 dhe repriza të hënën në mesditë.

02 Dhjetor 2016 - 12:07

Kallxo 02/12/2016 - 12:07
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend