Rrëfimi Për Miton e Prokurorisë

Sadri Paçarizi, babi i ta akuzuarit Granit Paçarizi, ka rrëfyer për emisionin “Drejtësia në Kosovë” për kontaktet dhe takimin që e ka pasur me prokurorin e krimeve të rënda Bajram Hamitaga.

Në bisedë për emisionin, Paçarizi ka treguar se kishte pranuar një telefonatë për një takim me prokurorin i cili ishte duke e hetuar lëndën e djalit të tij.

Ai ka treguar se prokurori i kishte thënë se  i duheshin pesë mijë euro për ta zgjidhur një çështje familjare.

“Unë nuk kam folë asgjë ndërsa pas kësaj lënda për djalin tim është rënduar”, ka rrëfyer Paqarrizi.

Prokurori Bajram Hamitaga, e ka mohuar t`i ketë kërkuar para familjes së të akuzuarit Granit Paçarizi.

Detajet tjera në emisionin e plotë mund t`i ndiqni në linkun e mëposhtëm: