Rrëfimi për Hetimin e Djalit të Kryeministrit Mustafa

Në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” të shfaqur mbrëmë në RTK prokurori special Ali Rexha rrëfeu se pse e pushoi ndjekjen penale ndaj Besnik Mustafës, djalit të Kryeministrit Isa Mustafa.

Rexha tha se për të hequr dorë nga kjo ndjekje e bindi analiza e ekspertit i cili mund të ishte angazhuar që në fazat fillestare të hetimit, e jo tre vjet më vonë.

Rexha deklaroi se nuk ka pasur asnjë presion që të mos e ndjekë penalisht djalin e numrit një të qeverisë, por është bindur se nuk ka bazë për vazhdimin e ndjekjes.

Besnik Mustafa në cilësinë e ish-punonjësit të Bankës “BpB” akuzohej për shpërdorim detyre në një proces gjyqësor bashkë me gjashtë persona tjerë që lidhej me me 1 mijë e 600 udhëtarët të cilëve në vitin 2009 nuk u erdhi aeroplani për t’i dërguar në Gjermani, ndërsa ata mbetën në hapësirat e Aeroportit të Prishtinës.

Në tetor të vitit të kaluar gjatë paraqitjes së fjalës përfundimtare në këtë gjykim, Rexhaj hoqi dorë nga ndjekja penale e Besnik Mustafës dhe dy kolegëve të tij.

http://kallxo.com/prokurori-heq-dore-nga-ndjekja-e-djalit-te-kryeministrit/

Në rrëfimin për “Drejtësinë në Kosovë”, prokurori Ali Rexha foli edhe për miqësinë me kryeprokurorin Aleksandër Lumezi dhe një punë që ia kishte kryer atij, ndërsa tregoi se po diskriminohet në Prokurorinë Speciale, ngase kërkoi më shumë punë nga kolegët e tij.

Rrëfimin e plotë të Ali Rexhës mund ta ndiqni në vijim.