Rrëfimi i Nënës Vetushqyese, ish-Burri s’Paguan Alimentacionin

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” kësaj radhe transmetoi hulumtimin i cili tregoi për gjendjen në të cilën jetojnë shumë gra në Kosovë, sidomos për ato gra të cilat nuk kanë prona të regjistruara në emrin e tyre.

Hulumtimi i transmetuar sonte tregoi për problemet në vonesat në plotësimin dhe zbatimin e legjislacionit, ku  hyjnë edhe shumë ligje që rregullojnë të drejtat pronësore dhe procedurat për të fituar të drejtën themelore, atë të trashëgimit të pronës.

Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë” të gjeturat në teren dëshmojnë se gratë viktima të dhunës në mungesë të pronave detyrohen të braktisin shtëpitë dhe të ballafaqohen më vështirësi në sigurimin  strehimit dhe të jetesës për vete dhe fëmijët e tyre.

Në fund të emisionit në rubrikën “Policia”, u transmetuan pamjet ekskluzive nga aksioni  i policisë në kapjen e 130 kg narkotik. Pamjet ekskluzive treguan për teknikat dhe mënyrën që kanë përdorur trafikantët në fshehjen e narkotikëve.

Deklaratën e gruas të cilës ish-burri nuk ia paguan alimentacionin për fëmijën mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: