Foto: Ilustrim

Rrahje për Shkak të Hedhjes së Mbeturinave

Tre persona të komunitetit turk janë rrahur mes vete dje rreth orës 13:20 në Prizren pas një mosmarrëveshjeje lidhur me hedhjen e disa mbeturinave në lagjen e tyre.

Sipas raportit policor, si pasojë e rrahjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa dy të tjerë lëndime të lehta.

Tre të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal të Prizrenit, me ç’rast dy prej tyre janë ndaluar për tretman mjekësor.

Tre te dyshuarit janë arrestuar me ç’rast dy prej tyre janë në ndalim policor ne Spital ndërsa i dyshuari tretë në ndalim policor në stacion.