Sulm/ Ilustrim

Rrahje për Pronë në Podujevë

Dy burra nga Podujeva janë lënduar pasi u sulmuan fizikisht nga dy burra të tjerë.

Policia e Kosovës njofton se sulmi kishte ndodhur dje rreth orës 15, pas një mosmarrëveshje lidhur me shitblerjen e një prone.

Sipas raportit ditor, vetëm njëri nga sulmuesit është arrestuar ndërsa tjetri nuk është takuar nga Policia e Kosovës.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt.