Rrahje për Prona në Vushtrri

Policia ka arrestuar një person ndërsa një tjetër e  ka shoqëruar në stacion policor,  nën dyshimin se për shkak të një kontesti pronësor kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht një person tjetër.

Sipas raportit ditor, në orët e mëngjesit të djeshëm në Vushtrri, më saktësisht në sheshin ‘ Hasan Prishtina’, dy persona kanë kanosur dhe kanë sulmuar fizikisht një person tjetër për shkak të një kontesti pronësor.

Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt, njofton policia.