Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Rrahje për Fajde në Mitrovicë

Një person është sulmuar fizikisht nga dy persona pasi që nuk mundi t’i kthejë paratë e marra me fajde.

Policia ka raportuar sot se nga dy të dyshuarit vetëm një është intervistuar, ndërsa tjetri nuk është kontaktuar ende.

Rasti i rrahjes ka ndodhur më 12 prill, në rr. “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.

“Viktima, pas një borxhi marrë me “fajde”, në pamundësi kthimi, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me të dyshuarin e parë nuk është kontaktuar, kurse i dyshuari i dytë pas intervistimit me vendimin e prokurorit është liruar nga stacioni Policor”, thuhet në raportin e Policisë.

Qyteti i Mitrovicës është goditur edhe më herët nga dukuria e fajdeve.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka raportuar se nga kjo dukuri ka pasur edhe viktima.