Rrahje Në Pejë, Arrestohen Tre Persona

Tre persona janë arrestuar, për sulm fizik ndaj tre personave të tjerë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18 në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një sëpatë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Viktimat e rastit, një grua dhe dy burra kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.