Pallati i Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Rrahje në Korridor të Gjykatës

Një person nga publiku me inicialet G.K. së bashku me të akuzuarin L.K. dhe të dëmtuarin Q.S., mospajtimet e tyre brenda seancës i vazhduan me grushte e shqelma në korridorin e Pallatit të Drejtësisë.

Për të ndalur përleshjen dhe për ta vënë situatën nën kontroll u desh ndërhyrja e Policisë.

Në këtë incident, që ka ndodhur dje rreth orës 9:50 në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore të Prishtinës, janë shkëmbyer grushte e shqelma.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Konfirmojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda ka ndodhur një përleshje mes palëve, mirëpo me këtë rast është marrë Stacioni Policor numër 4”, tha Gashi.

Në stacionin policor është hapur rast për lëndim trupor.

Ndërsa, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj, tha për KALLXO.com se personat të cilët janë përfshirë në rrahje janë intervistuar e më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

“Dje në polici është hapur rasti për një lëndim trupor. Rreth orës 10:00 pas një seance dëgjimore tre persona janë përfshirë në një përleshje mes vete. Të njëjtit janë dërguar në polici dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Ahmeti-Haziraj.

Për rrahje në gjykatë KALLXO.com ka raportuar edhe në qershor të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/rrahje-mes-kusherinjve-ne-gjykate/