Rrahje në Hotel, Dy të Plagosur me Thikë

Një rrahje që ka ndodhur sot në mëngjes në hotelin “Meka” në Dragash ka përfunduar me dy të lënduar dhe katër të arrestuar.

“Rreth orës 5:00, në ambientet e hotelit “Meka” në Dragash ka ndodhur një përleshje në mes të katër personave. Në rrahje është përdorur edhe një thikë”, njofton Policia e Prizrenit.

Sipas zëdhënësit Hazir Berisha, nga përdorimi i thikës janë lënduar dy persona, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë në shtëpinë e shëndetit në Dragash janë transferuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Dy të tjerët që ishin të përfshirë në rrahje më pas janë kthyer ne dhomën e hotelit.

Pasi që njësitet policore kanë mbërri në vendin e ngjarjes, këta dy të dyshuar kanë tentuar të ikin përmes terasës së hotelit, por janë kapur nga policët dhe janë arrestuar.

Sipas Policisë, dyshohet se motivi i ngjarjes ka qenë lidhja e njërit nga të dyshuarit me një femër.