Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Rrahje mes Vëllezërish me Shat e Dru

Dy vëllezër nga Reçani i Suharekës janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshjeje.  Gjatë rrahjes, ata kanë përdorur mjete të forta si shat e dru.

Sipas Policisë së Prizrenit, dy vëllezërit kanë pësuar lëndime trupore për çka janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim.

Policia ka konfiskuar një pistoletë si dhe një pushkë gjahu, të cilat besohet se janë përdorur në këtë rast.

Lidhur me rastin, prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarve dhe ata janë nën masën e arrestit policor.