Peja

Rrahje mes tifozësh në Pejë

Në hyrje të qytetit të Pejës (nga drejtimi i Prishtinës) ka pasur përleshje mes tifozëve.

Rastin per KALLXO.com e ka konfirmuar Driton Rugova, zyrtar i informimit në Policinë e Pejës.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje, përveç se ka theksuar se në këtë rrahje mes tifozëve janë disa persona të përfshirë.

Sot në Pejë është zhvilluar ndeshja e futbollit mes Prishtinës dhe Dritës.

Kjo ndeshje përfundoi pa fitues, por me barazimin 0 me 0, ekipi nga Gjilani u shpall kampion i Vala Superligës në Futboll.