Rrahje mes katër personave në Podujevë

Policia e Kosovës ka raportuar se pas një zënke janë rrahur në mes vete katër të dyshuarit meshkuj të komunitetit shqiptar në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një shufër gome.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Kurse dy personat e tjerë janë liruar.