Arrestimi i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Rrahje Mes Familjarësh në Rahovec

Policia njofton se në Rahovec janë arrestuar tre të dyshuar (familjarë) pasi që të njëjti për motive të panjohura janë përfshirë në rrahje mes vete.

Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe pas tretmanit mjekësor është liruar.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti, i cili po trajtohet si sulm dhe lëndim i lehtë, është duke u hetuar.