Pamje nga rrahja mes nxënësve në gjimnazin e Tuzit - Foto: Rtv21

Rrahje Masive Mes Nxënëseve Shqiptarë dhe Malazezë në Tuz

12 nxënës janë përjashtuar nga shkolla, ndërsa 22 të tjerë janë dënuar, pas dy rrahjeve masive mes nxënësve shqiptarë dhe malazezë në qytetin e Tuzit, kanë njoftuar mediat malazeze.

Siç u raportua, incidentet kanë ndodhur më 17 dhe 18 tetor në gjimnazin “25 Maji”.

Drejtoresha e gjimnazit, Miliana Daboviq, tha se masat janë ndërmarrë në përputhje me rregulloret, duke pasur parasysh interesat e të gjithë nxënësve dhe të punësuarve në Gjimnaz, shkruan rtv21.tv

Në komunikatën për media, Daboviq ndër të tjera theksoi se administrata e Gjimnazit dhe të punësuarit do të ndërmarrin të gjitha masat, për të parandaluar incidentet e ngjashme në të ardhmen.

Në mesin e nxënësve po spekulohet se grindja filloi për shkak të arsimtares së gjuhës italiane.

Siç thuhet, nxënësit shqiptarë u ankuan për faktin se arsimtarja nuk flet shqip, gjë që nxiti grindjen dhe rrahjen me nxënësit malazezë.

Xhirimet e rrahjes mes nxënësve në Gjimnaz u publikuan në internet./21Media