Rrahja në Podujevë Pasohet me të Shtëna

Tre persona janë arrestuar në Podujevë pas një rrahje që kishin mes vete.

Sipas raportit ditor të policisë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, pas një rrahjeje, njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy të dyshuarve të tjerë të cilët ishin në automjetin e tyre, por nuk ka pasur persona të lënduar.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.