Ilustrim

Rrahen 7 Persona-Njëri Shtrihet në Spital

Pas një rrahjeje mes shtatë personave që sipas raportit të përditshëm të policisë ndodhi dje në Ferizaj, njëri nga të përfshirët në të u shtri në spital, ndërsa katër të tjerë iu nënshtruan trajtimit mjekësor.

Policia njofton se i shtriri në spital po ruhet nga forcat e saj, ndërsa rrahja sipas policisë ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Këta të dyshuar për vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit njërit prej tyre i është caktuar masa e ndalimit policor, e tre të tjerë janë liruar me procedurë të rregullt.

Policia në raportin e saj tregon se kjo rrahje po vazhdon të hetohet.

KALLXO.com shkroi edhe më herët për raste tjera të rrahjeve.