Roli i Ministrisë së Arsimit në Gjykimin e Drejtorit të Arsimit

Gjykata e Prizrenit i ka dhënë sot pafajësinë drejtorit të Arsimit në Komunën e Suharekës, Sherif Berisha.

NDËRLIDHUR

“Pas pleqërimit dhe votimit të kësaj çështje penale, kjo gjykatë erdhi në përfundim se i akuzuari Sherif Berisha, lirohet nga akuza për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422”, ka thënë Xheladin Osmani- kryetar i trupit gjykues.

Tutje Osmani ka thënë se e dëmtuara Fatmire Elshani, për kontestin pronësor juridik udhëzohet në kontestin juridiko- civil. E shpenzimeve procedurale kanë mbet barrë e buxhetit të kësaj gjykate.

Ai akuzohej për keqpërdorim detyre, pasi sipas aktakuzës së prokurorisë nuk rishpalli një konkurs për mësimdhënës në Shkollën e Mesme Profesionale “Abdyl Rama” të Suharekës, edhe pse kjo gjë i ishte kërkuar nga Sektori i Inspeksionit të Arsimit të Prizrenit.

Prokuroria akuzonte drejtorin Berisha se i shkeli të drejtën e punës të dëmtuarës së këtij procesi Fatmire Elshani.

Avokati Brahim Sopa, tha se Gjykata ka vendosur drejt në rastin e klientit të tij Sherif Berisha, pasi që nga fillimi nuk ka ekzistuar dyshimi i bazuar për kryerje të veprës penale.

Përgjigja e Ministrisë së Arsimit, sipas tij, ishte vendimtare në këtë lëndë.

“DKA-ja i ka bërë disa ankesa Ministrisë së Arsimit e cila ka dhënë një përgjigje ku i ka shfuqizuar vendimet e drejtoratit të inspektoratit në Prizren. Kërkesën e DKA-së e ka konsideruar të bazuar, të ligjshme dhe të arsyeshme, andaj duke u mbështetur në këto prova, Gjykata në këtë drejtim ka vendosur në mënyrë meritore që drejtori i DKA-së të lirohet dhe të pushohen të gjitha veprimet ndaj tij”.

Sherif Berisha u gjykua edhe në një proces tjetër gjyqësor të mëhershëm duke u dënuar me pesë muaj burg, i cili u zëvendësua me 4 mijë euro gjobë, për cenim të të drejtave të punësimit dhe papunësisë, pasi punësoi dhjetë persona pa konkurs.

17 Korrik 2017 - 19:55

Petrit Kryeziu dhe 17/07/2017 - 19:55
NDËRVEPRIMI0

Roli i Ministrisë së Arsimit në Gjykimin e Drejtorit të Arsimit

by Petrit Kryeziu
NA NDIQNI

Send this to a friend