Arkiv

Personeli i Shkollës në Istog Kërcënohet me Armë

Rojtari i shkollës në Istog është kërcënuar me armë nga një person i cili ka tentuar ta fuste pa leje makinën e tij në oborrin e shkollës.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur pasditen e së enjtes ndërsa pak orë më vonë personi i dyshuar është arrestuar.

I njëjti sipas policisë  pas është intervistuar është liruar në procedurë të rregullt.

Në ngjarje të tjera në 24 orte e fundit janë shënuar edhe dy sulme të tjera ndaj personave zyrtarë. Sipas njoftimit të policisë dy polic janë sulmuar në afërsi të Drenasit ndërsa në Gjilan është sulmuar një punonjës i KEDS.

Sulmuesit sipas policisë janë arrestuar dhe mbahen nënë arrest.