Gurthemeli i shtëpisë së kulturës në Rogovë | Foto: Komuna e Gjakovës

Rogova e Hasit së Shpejti Bëhet me Shtëpi të Kulturës

Është vënë sot gurthemeli i Shtëpisë së Kulturës në fshatin Rogovë të Hasit.

Sipas një njoftimi të Komunës së Gjakovës, në vënien e gurthemelit morën  pjesë ministri i Kulturës Kujtim Gashi dhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini.

Gashi e Gjini shoqëroheshin nga bashkëpunëtorët e tyre.

“Kryetari Gjini ka thënë se është i gëzuar që ky projekt kaq i rëndësishëm po nis në Rogovë, për faktin se ka kohë që rogovasve u ka munguar dhe kanë pasur nevojë për këtë objekt”, thuhet në njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur se ministri Gashi ka thënë se do të ketë edhe projekte tjera të ngjashme të Ministrisë së Kulturës.

Shtëpia e Kulturës është financuar tërësisht nga ministria, ndërsa lokacionin e kanë siguruar banorët e Rogovës.