Foto Ilustrim

I Riu vret Babën dhe Plagos Nënën

Prokuroria për krimet e rënda kërkon në gjykatë masë sigurie arrest me burg për 21-vjeçarin, Mirald Metallari, i cili vrau të atin dhe plagosi nënën e tij.

Me marrjen e njoftimit është formuar grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga kontakti i parë është mësuar se shtetasi, Mirald Metallari pas një konflikti çasti që ka pasur me të atin, shtetasin, Miftar Metallari ka marrë armën e këtij të fundit dhe  ka shtënë disa herë në drejtim të tij duke e lënë të vdekur.

Po ashtu, në momentin që ka qenë duke shkuar për të kryer aktin, përpara i ka dal nëna e tij shtetasja Nurie Metallari e cila ka dashur ta pengojë  të kryejë aktin, por Miraldi ka shtënë në drejtim të saj.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja pistolete. Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, ka rezultuar se shtetasi Mirald Metallari menjëherë pas ngjarjes është larguar  me një automjet të markës “Ford”, për të transportuar  nënën e tij, shtetasen Nurie Metallari në spitalin e traumës Laprakë.

Me marrjen e këtij  njoftimi, nga ana e Policisë u bë ndalimi i mjetit në rrugën “Lord Bajron, ku njëkohësisht u bë edhe ndalimi i shtetasit Mirald Metallari si dhe është bllokuar arma e zjarrit tip pistoletë, model “TT”.