Rita Ora | Foto: Instagram

Rita Pritet me Pite, Flija e Mantia

Rita Ora prej që ka zbritur në Aeroportin e Prishtinës në rrjetet sociale ka ndarë momente nga më të këndshmet e emocionuese, shkruan rtv21.tv.

Ora po qëndron në hotelin “Swiss Diamond”.

Ajo ka zbuluar edhe menynë e ushqimit e cila është bërë enkas për të.

Këngëtarja është pritur me ushqime tradicionale, si fli, pite e mantia.

“ Pite, fli, mantia. Jam në shtëpi”, ka shkruar Rita në InstaStory ku ka publikuar pamje të ushqimit.

Ajo do të performojë në koncertin për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sonte në ora 22:00/21Media