Rita Ora | Foto: Atdhe Mulla

Rita po ju Shikon nga Dritarja

Mijëra njerëz janë tubuar në sheshet e Prishtinës në koncertin që po mbahet për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkruan rtv21.tv.

Në këtë koncert do të performojnë dy artistët e njohur këngëtarja, Rita Ora dhe reperi, Ledri Vula.

Bukuroshja shqiptare po qëndron në hotelin “Swiss Diamond” dhe nga dritarja po shikon se çfarë atmosfere po mbizotëron në shesh.

Ajo ka mbetur pa fjalë nga numri i njerëzve të cilët janë tubuar në sheshet e Prishtinës.

Rita do të dalë në skenë në orën 22:00./21Media