Rita Ora: 300 Mijë të Pranishëm në Koncertin Tim në Prishtinë

Në një postim në profilin e saj në ‘Instagram’, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është shprehur se në koncertin e mbajtur më 17 shkurt në sheshin ‘Skenderbeu’, për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kanë qenë të pranishëm rreth 300 mijë njerëz.

“Më kanë thënë se 300 mijë njerëz kanë ardhur për të më parë mua sonte. Urime Dita e Pavarësisë. Nuk do të kisha mundur të isha diku tjetër në botë. Ne e filluam së bashku dhe nuk do të isha këtu pa ju”, ka shkruar Rita Ora në ‘Instagram’.

Më tej ajo ka shtuar se ndihet shumë krenare që është shqiptare. Ajo ka paralajmëruar se ndalesa e saj e ardhshme të do të jetë ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore në Britani të Madhe ‘The Brit Awards’.

Në koncertin e mbajtur për Pavarësinë e Kosovës, Rita Ora kishte zgjedhur të vishej me ngjyrat e flamurit kombëtar, kuqezi.

Ajo gjatë qëndrimit të saj në Kosovë është takuar me kryeministrin Haradinaj nga i cili ka marrë një dhuratë.

http://kallxo.com/performanca-e-rites-neper-fotografi/

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar Rita Orën me medaljen presidenciale jubilare.