Rikthehet ‘Balena Blu’, Vdesin Dy Vajza Ruse

Dy vajza janë gjetur të vdekura në një bllok banesash në Rusi pasi kanë kërcyer nga kati i dhjetë si pasojë e lojës së rrezikshme ”Balena Blu”.

Policia ruse ka nisur hetimet për vdekjen e gjysmë-motrave Maria Vinogradova (12) dhe Anastastia Svetozarova (15), të cilat u gjetën të mbuluar në borë në qytetin Izhevska.

Pak minuta para vdekjes, Maria në rrjetin shoqëror kishte publikuar një foto me një djalosh, me porosinë: “Të lutem, më fal, të dua shumë. E di se do të gjesh një më të mirë se sa unë”.

Anastasia ka xhiruar edhe një video në të cilën thotë: “Lamtumirë të gjithëve. Ju dua. Kjo është e vërteta. Ju dua shumë!”.

Policia ka nisur të hetojë telefonat dhe kompjuterin e vajzave të vdekura.

Besohet se qindra fëmijë dhe tinejxherë në Rusi kanë kryer vetëvrasje duke luajtur “Balenën Blu”.

Loja përfshinë shpëlarjen e trurit të tinejxherëve labilë.

Në periudhën brenda 50 ditësh, mentori iu jep detyra të ndryshme, si shikimin e filmave horror, vetëlëndime dhe të gjitha përfundojnë me vetëvrasje. /21Media