Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në emisionin 'Jeta në Kosovë'.

Rezultatet për Aferën ‘Pronto’, në Fund të Janarit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka dhënë një datë të mundshme kur pritet që të ketë rezultate nga hetimet që janë bërë në rastin e përgjimeve të ashtuquajtura “Pronto”.

Hetimet e Prokurorisë Speciale nisën vitin e kaluar, pasi portali ‘Insajderi’ publikoi disa përgjime telefonike ku zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës dëgjohen tek bëjnë negocime për punësime nëpër borde të agjencive.

Lumezi në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ai tha se lënda për këto përgjime ka qenë e komplikuar, por hetimeve pritet të dalin me rezultat në afro dy muaj.

“Unë mendoj se kjo lëndë është një lëndë mjaft e komplikuar dhe është dashur të dëgjohen shumë dëshmitarë, shumë të dyshuar, të mblidhen edhe prova të tjera dhe pas kryerjes të të gjitha veprimeve nga ana e prokurorisë, unë shpresoj që më së largu deri në fund të janarit ne do të kemi një vendim të definitiv lidhur me këto hetime që jemi duke i bërë me rastin ‘Pronto’”, tha Lumezi.

Kryeprokurori i Shtetit në këtë intervistë flet edhe për hetimet e zyrtarëve të lartë dhe dyshimet e ngritura mbi autenticitetin e provimit të tij të jurisprudencës.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: