Ndeshje futbolli - Foto: Facebook

Rezultatet e Sotme në Vala Superligën e Kosovës

Drita e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në elitën e futbollit, duke mposhtur Prishtinën, me rezultat 1-0, të dielën në ‘Rexhep Rexhepi’, në derbin e javës së parë.

Ndërkohë, me rezultat identik fitore ka arritur edhe Vëllaznimi që mundi Lirinë në stadiumin e qytetit të Gjakovës.

Albutrinit Morina shënoi golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e Ismet Munishit në minutën e 28-të.

Pikët e para në këtë sezon i ka arritur edhe Gjilani që në shtëpinë e saj mundi Besën, me rezultat 2-1. Isa Eminhaziri në minutën e 31-të dhe Gëzim Rusi në minutën e 53-të realizuan për gjilanasit, kurse, golin e vetëm për pejanët e shënoi Altin Merlaku në minutën e 82-të. /21Media

Vala Superliga / Java e Parë

Rezultatet

Vëllaznimi-Liria 1-0

Gjilani-Besa 2-1

Prishtina-Drita 0-1

dje

Llapi-Drenica 1-0

Feronikeli-Vllaznia 1-0

Trepça ’89-Flamurtari 3-1