Ministri i Shëndetësisë gjatë aktivizimit të rezonancës magnetike të gjirit

Rezonanca Magnetike e Gjirit Nis të Kryhet në QKUK

Pas funksionalizimit të Departamentit të Diagnostikës së Gjirit në QKUK do të ofrohen edhe shërbime të rezonancës magnetike.

Në këtë departament sot ishte prezent edhe ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, i cili tha se tani e tutje nuk do të ketë nevojë për kërkim të shërimit jashtë vendit.

“Shërbimet të cilat kanë pasur të bëjnë me diagnostifikimin e gjirit sot me funksionalizimin e kësaj aparature moderne nuk do të ketë nevojë që të kërkohet jashtë vendit, pasi tani këto shërbime dhe i gjithë diagnostifikimi i kancerit të gjirit do të kryhet në Kosovë”, tha Ismajli.

Ai po ashtu shtoi se ky është një vullnet i të gjithëve si politik ashtu edhe ai i punëtorëve shëndetësorë që këto shërbime të mos kërkohen jashtë vendit.

Ndërsa Basri Sejdiu ,ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv në  SHSKUK tha se qëllimi i Shërbimit  Spitalor Klinik Universitar është që të gjitha shërbimet të kryhen në institucione publike.

“Në këtë rast edhe aktivizimi i rezonancës magnetike për kancer të gjirit është një hap drejtë asaj që të perfeksionohen të gjitha si diagnostika edhe trajtimi në mënyrë që të përmbyllet një qark që të gjitha trajtimet të bëhen brenda institucioneve publike”, tha Sejdiu.

Në n♪ntë muajt e parë të 2017-ës u regjistruan 239 raste të kancerit të gjirit.