Pamje nga një seancë e kaluar e Kuvendit| Foto: KALLXO.com

Rezoluta për Vlerat e Luftës Kalon në Kuvend

Pas debatit të djeshëm maratonik dhe të tensionuar u miratua sot në Kuvend rezoluta për vlerat e luftës së UÇK-së.

Drafti i nënshkruar nga përfaqësues të katër grupeve parlamentare mori miratimin e gjysmës së deputetëve.

61 votan për, 11 abstenuan e nuk pati asnjë votë kundër.

Kjo rezolutë përmban 12 pika ndërsa për përmbajtjen e saj u pajtuan përfaqësues të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s.

Dje KALLXO.com siguroi kopje të kësaj rezolute, e cila doli si rezultat i më shumë se 10 orëve debat.

http://kallxo.com/dokument-drafti-rezolutes-per-vlerat-e-uck-se/

http://kallxo.com/cka-ndodhi-ne-seancen-e-sotme-per-uck-ne/

Lëvizja Vetëvendosje propozoi një rezolutë tjetër, e cila nuk është hedhur në votim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me arsyetimin se me këtë rezolutë duhet të ndërrohet Kushtetuta.

“Vetëvendosje” propozoi që UÇK të futej edhe në Preambulën e Kushtetutës së Kosovës.

Pas miratimit të saj, u mbyll seanca e jashtëzakonshme dhe u hapën punimet e seaacës së rregullt plenare. Në mesin e 17 pikave është edhe draf-deklarata për liberalizimin e vizave.