Rexhep Selimi

Rexhep Selimi: Seanca për UÇK-në, Hipokrizi

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, tha se ata deputetë që kanë votuar në favor të krijimit të Gjykatës Speciale nuk kanë të drejtë të flasin në debatin në Kuvend rreth dënimit të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në debatin në Kuvend, Selimi e quajti hipokrizi thirrjen e kësaj seance të jashtëzakonshme.

“Nuk mund të mos i dalloj ata deputetë që kanë nënshkruar në këtë kërkesë e që e kanë votuar Gjykatën Speciale në këtë parlament dhe ata që e kanë votuar këtë gjykatë do t’i pyesja çfarë kërkojnë në këtë debat, për cilat vlera flasin ata deputetë dhe cilat vlera të luftës duan t’i mbrojnë ata deputetë që i shkelin dhe i dënojnë ato vlera”, tha Selimi.

“Keni votuar për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe tash kërkoni t’i dënoni vendimet e EULEX-it. Thirrja për këtë debat është hipokrizi, lot krokodili”, u shpreh ai.

Ndaj debatit të sotëm ka reaguar edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.