Rexhep Selimi, VV

Rexhep Selimi Refuzon Dekoratën e Hashim Thaçit

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, tha sonte se nuk e pranon dekoratën që sot i ndau Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 10 vjetorit të shpallës së pavarësisë së Kosovës.

Selimi, në një postim në Facebook, tha se e refuzon këtë dekoratë.

“Pashë në media një liste të gjatë të të dekoruarve dalë nga zyra e Presidentit të Kosovës me rastin e 10 Vjetorit të Pavarësisë. Aty pashë edhe emrin tim. Por, unë REFUZOJ të pranojë dekoratë nga një person si Thaçi. Dekorata e dhënë prej tij nuk më bën nder as mua e as ndonjë luftëtari të UÇK-së. Refuzoj të pranojë dekoratë nga ai i cili shet tokë të Kosovës sot ashtu sic deri më tani i shiti idealet e luftës se UÇK-së”, tha Selimi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka dekoruar me Medaljen Presidenciale në 10 vjetorin e Pavarësisë mbi 200 personalitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Mes tyre ka personalitete nga Shtabi i Përgjithshëm i UCK-së, nga Konferenca e Rambujesë, media, gazetarë, kameramanë, publicistë, presidentë e kryeministra të Shqipërisë dhe emra që dhanë jetën për lirinë e vendit.

http://kallxo.com/njerez-te-denuar-e-te-akuzuar-nder-te-dekoruarit-e-presidentit-thaci/