Bedri Hamza

Republika e Kosovës Mbetet pa Guvernator

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza është zgjedhur sot ministër i Financave.

Përkundër që në ueb-faqen e Bankës Qendrore të Kosovës nuk ka asnjë njoftim, zgjedhja si ministër i financave ia pamundëson atij të ushtrojë edhe detyrën e Guvernatorit të Republikës së Kosovës.

KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyrtarët e BQK-së, por ata nuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike.

Ndërkohë, në ueb-faqen e BQK-së lajmi i fundit është për takimin e Hamzës në cilësinë e guvernatorit me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor zonjën Linda VanGelder.

Neni 40, pika 3 e Ligjit për BQK-nëp ndalon që kuvendarët dhe anëtarët e kabinetit qeveritar të jenë në pozitën e guvernatorit.

“Asnjë  person  nuk  do  të  shërbejë  në  organet  vendimmarrëse  të  Bankës  Qendrore  përderisa është  anëtar  i  Kuvendit  të  Republikës  së  Kosovës,  i  Qeverisë,  zyrtar  i  një  ministrie  të  Qeverisë, ose  i  ndonjë  entiteti  publik  tjetër…”, thuhet në nenin 40, pikën 2 të Ligjit për BQK-në.

Për Hamzën ardhja në krye të Ministrisë së Financave nuk është gjë e re, pasi ai nga pozita e ministrit të Financave ishte zgjedhur Guvernator i Republikës së Kosovës.