Ilustrim

Rënie e Lehtë e Çmimeve të Produkteve Bujqësore

Kjo rënie u identifikua nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave për këtë sektor.

“Në tremujorin e parë të vitit 2016 indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rënie për – 2.2 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015. Indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 5.8 % në tremujorin e parë të vitit 2016 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015. Indeksi total i prodhimeve bujqësore ka rënie për – 0.6 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015,” thuhet në publikim.

ASK-ja statistikat i nxori nga çmimet për drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Ndërsa në blegtori çmimet u mblodhën për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula.